Rrëmbimi i serbit në Leposaviq nga xhandarmëria e Serbisë, ngrihet kallëzim penal ndaj Radojçiqit dhe ushtrisë serbe

Avokati serb, Ivan Niniq ka dorëzuar kallëzim penal për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë” ndaj pjesëtarëve të ushtrisë serbe dhe grupit të kryeterorristit Millan Radojçiq, për rastin e plagosjes dhe rrëmbimit të Millan Vukashinoviqit, shkruan KosovaPress.
Ky i fundit dyshohet se u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në territorin e Republikës së Kosovës, në Leposaviq.
Niniq ka njoftuar se padia është bërë në emrin e nënës së Vukashinoviqit, pasi që për të nuk dihet asgjë që nga 1 nëntori.
“Për shkak se për pesë ditë askush nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar lidhur me qëllimin me armë ndaj Milan Vukashinoviqit, unë, në emër të nënës së tij, kam dorëzuar kallëzim penal te prokurori i lartë publik në Prokuplje, për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë, kundër personave të panjohur — pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, policisë ose grupit të Milan R.”, ka shkruar avokati Niniq në X.
Zbog toga što PET dana NIKO ništa nije zvanično saopštio o STRELJANJU Milana Vukašinovića, ja sam u ime njegove majke podneo
— Ivan Ninić (@INinic) November 5, 2025
KRIVIČNU PRIJAVU
Višem javnom tužiocu u Prokuplju, zvog KD Teško ubistvo u pokušaju, protiv NN lica pripadnika Vojske Srbije, policije ili grupe Milana R
Rasti, sipas Policisë së Kosovës kishte ndodhur të shtunën më 1 nëntor dhe për të njëjtin është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar. Sipas njoftimit tw KFOR-it, situata në kufi është e qetë. Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe është në kontakt të ngushtë me KFOR-in.
