Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Hendboll: Të enjten hidhet shorti për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Të enjten prej orës 11:00 në Vjenë bëhet tërheqja e shortit për fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 për hendbollistë.

Në fazën e dytë për herë të parë paraqitet edhe Kombëtarja e Kosovës që javën e kaluar e eliminoi Britaninë e Madhe në raundin e parë.

Kombëtarja jonë do të jetë në vazon e dytë së bashku me Sllovakinë, Lituaninë, Belgjikën, Finlandën, Izraelin, Letoninë e Turqinë.

Në vazon e parë do të jenë Greqia, Bosnjë-Hercegovina si dhe gjashtë kombëtaret që përfundojnë në vendet e fundit në grupet e Kampionatit Evropian 2026 që mbahet në janar.

Kosova mund të përballet me Greqinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe kombëtaret që përfundojnë të fundit në grupet C, D, E dhe F.

Kualifikimet për Botëror organizohen në tri faza. Për Kosovën kalimi eventual i fazës së dytë do të ishte sukses i jashtëzakonshëm. Shumë do të varet nga shorti i së enjtes.

Ndeshjet e fazës së dytë luhen më 18/19 dhe 21/22 mars të vitit të ardhshëm.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë