“Është çështje kohe”, lajmërohet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është duke kaluar nëpër një situatë jo të mirë prej kur kaloi nga Lille te Juventusi në afatin kalimtar veror.
Nën drejtimin e ish-trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, ylli i Kombëtares së Kosovës ishte i harruar, por duket që trajneri i ri, Luciano Spalletti do t’i jap më shumë hapësirë atij.
Kështu së paku u dëshmua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ku Juventusi barazoi 1-1 me Sportingun, ndeshje në të cilën Zhegrova luajti 18 minutat e fundit të ndeshjes duke e zëvendësuar Coinceicaon.
Pas ndeshjes, Zhegrova ka reaguar në rrjetet sociale duke shkruar: “Është çështje kohe, ne do të vazhdojmë të luftojmë”.
