Alonso pas humbjes në Anfield: Na mungoi përqendrimi në momentet vendimtare

Alonso pas humbjes në Anfield: Na mungoi përqendrimi në momentet vendimtare

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka komentuar humbjen 0-1 ndaj Liverpoolit në Anfield, në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Alonso tha se skuadra e tij luftoi mirë, por i mungoi saktësia përpara portës.

“Loja ishte e fortë dhe me ritëm të lartë. Na mungoi një avantazh në të tretën e fundit, gjithçka u vendos nga detajet,” deklaroi trajneri spanjoll.

Ai shtoi se Real Madridi pati vështirësi në mesfushë, ku nuk arriti të krijonte rrezik ndaj një Liverpooli që mbrohej thellë. “Ishte e vështirë të hynim në zonë dhe të krijonim raste të pastra,” tha Alonso.

Trajneri foli edhe për ndryshimet taktike gjatë ndeshjes, duke përmendur rolin e Camavingës dhe Arda Gülerit, si dhe për atmosferën në Anfield.

Alonso vlerësoi portierin Thibaut Courtois për pritjet vendimtare, duke theksuar se “Tibu ishte shumë i mirë dhe na mbajti në lojë”.

Ndërkohë, Real Madridi mori edhe një lajm të keq nga kjo ndeshje. Federico Valverde pësoi një dëmtim muskulor dhe u detyrua të largohej në minutat e fundit, duke shkaktuar shqetësim te stafi madrilen.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë