Alexander-Arnold lë një shënim prekës për Diogo Jotën në Anfield

Trent Alexander-Arnold dhe Xabi Alonso i kanë bërë homazh ish-futbollistit të Liverpoolit, Diogo Jota, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me makinë në korrik, së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.
Të dy ishin pjesë e një delegacioni nga Real Madridi që vizitoi stadiumin “Anfield” përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, ku vendosën lule dhe mesazhe përkujtimore jashtë stadiumit.
Në një shënim të ndjerë, Alexander-Arnold shkroi:
“Shoku im Diogo, na mungon shumë. Kujtimi yt dhe i Andres do të jetojë gjithmonë. Buzëqesh sa herë që mendoj për ty dhe do t’i kujtoj gjithmonë momentet tona të bukura. Më mungon çdo ditë. Përgjithmonë 20 vjeç. Me dashuri, Trent dhe familja.”
Mbrojtësi anglez vendosi edhe një kontrollues PlayStation si simbol i kohës që kishte kaluar me Jotën duke luajtur video-lojëra.
Diogo Jota, i cili ishte bashkuar me Liverpoolin nga Ëolves në vitin 2020, shënoi 65 gola në 182 ndeshje dhe ndihmoi klubin të fitonte titullin e Premier League sezonin e kaluar. Ai ishte martuar vetëm 11 ditë para aksidentit tragjik.

