Dhjetëra të vdekur në Meksikë gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

Dhjetëra të vdekur në Meksikë gjatë festimeve të Ditës së të Vdekurve

Të paktën 23 persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një zjarri në një dyqan në Hermosillo të Meksikës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 3:09 sipas orës lokale më 1 nëntor, në Waldo’s në Hermosillo ndërsa dyqani ishte i mbushur me njerëz që blinin për festimet e Ditës së të Vdekurve, raportuan mediat lokale La Jornada, Excelsior dhe El Sol De Mexico, përcjell KosovaPress.

Prokurori i Përgjithshëm i Sonora, Gustavo Salas Chávez, tha se vdekjet duket se janë për shkak të thithjes së gazrave toksikë pas një hetimi paraprak.

“Për momentin, nuk kemi asnjë tregues që na çon të supozojmë se zjarri ishte i qëllimshëm,” tha Chávez.

Autoritetet besojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një transformator që moduloi tensionin elektrik të ndërtesës.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë