Drita mposht Llapin, Malisheva fiton si mysafire ndaj Dukagjinit

Kampionia në fuqi Drita ka shënuar fitore minimale ndaj Llapit me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së dymbëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Besnik Krasniqi nga penalltia në minutën e 33-të, raporton KosovaPress.
Malisheva ka befasuar si mysafire skuadrën e Dukagjinit me rezultat 2:1. Heroi i këtij takimi ishte Etnik Brruti me golat e shënuara në minutat 21 dhe 68. Për vendasit, golin e vetëm e realizoi Altin Merlaku në minutën e 35-të.
Prishtina e Re ka barazuar me rezultatin e bardhë në takimin me Drenicën në Lipjan.
Prishtina vazhdon të prijë në tabelë me 26 pikë, pason Ballkani me 23, Drita renditet e treta me 20. Në fund të tabelës vazhdon të mbetet Prishtina e Re me vetëm 8 pikë.
