Përfshihet nga zjarri restoranti i kandidatit të VV për Obiliq

Restoranti në pronësi të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për Obiliq Halil Thaçi është përfshirë nga flakët ditën e shtunë në Milloshevë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 dhe se nuk raportohet për të lënduar.
Aktualisht nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe as vlera e dëmeve materiale, raporton KosovaPress.
Halil Thaçi garon në balotazh më 9 nëntor kundër Xhafer Gashit të LDK-së për kryetar të Obiliqit, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti kuotën e nevojshme mbi 50 për qind në raundin e parë më 12 tetor.
