A e vodhi UEFA konceptin e Ligës së re të Kampionëve?

Liga e Kampionëve pësuar reformën më të madhe të formatit që nga viti 2003, duke filluar me sezonin 2024/25, duke sjellë një epokë të re dhe më emocionuese të garës, raporton KosovaPress.
Sistemi i mëparshëm me tetë grupe me nga katër ekipe është zëvendësuar nga një ligë e vetme me 36 pjesëmarrës, që është katër ekipe më shumë se më parë.
Çdo ekip tani luan tetë ndeshje në ligë – katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë fushe.
Ndryshe nga ndeshjet e mëparshme kundër tre kundërshtarëve dy herë, tani nuk ka ndeshje të ndërsjella kundër të njëjtave klube.
Formati i ri lejon ndeshje të mëdha më të hershme midis klubeve kryesore dhe siguron që çdo ndeshje të llogaritet deri në fund të fazës së ligës, pasi çdo fitore ose humbje mund të ndikojë ndjeshëm në renditje.
Megjithatë, ky sistem i ri ka shkaktuar polemika për shkak të një padie kundër UEFA-s nga konsulenca kiliane MatchVision.
MatchVision pretendon se UEFA ka vjedhur konceptin e tyre të mbrojtur me të drejta autori të algoritmeve matematikore për një ligë me 36 klube, të cilën themeluesi i kompanisë Leandro Shara e kishte patentuar në vitin 2006, raporton The Athletic.
Ata ia paraqitën idenë UEFA-s në vitin 2013 dhe FIFA i njohu ata si pronarë të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Shara kërkon personalisht 200 mijë euro dhe MatchVision 20 milionë euro dëmshpërblim për vjedhjen e dyshuar të formatit të Ligës së Kampionëve. UEFA ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza dhe ka njoftuar se do të mbrojë qëndrimin e saj.
