Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Rriten çmimet e prodhimeve bujqësore

Ka shënuar rritje indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.  Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 8.2 për qind.

“Në TM3 2025, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 9.9 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 3  për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024”, thuhet në raportin e ASK-së.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale.

Ndërsa, në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë