Liderët e subjekteve politike i shkojnë Osmanit në takim

Liderët e subjekteve politike i shkojnë Osmanit në takim

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë së re.

Ftesës së Osmani iu kanë përgjigjur pozitivisht kryetari i LVV, Albin Kurti, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj si dhe liderët e partive të komuniteteve joserbe.

Në këtë takim presidentja Osmani pritet të kërkojë nëse ndonjë parti e ka shumicën parlamentare  për të formuar qeverinë e re, apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Lideri i LVV-së, Albin Kurti, i cili kishte dal i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, dështoi javën e kaluar të formojë qeverinë, pasi mori vetëm 56 vota nga 61 të nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të deklaratave publike partitë ish opozitare kanë shprehur vullnetin për zgjedhje të reja të parakohshme.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë