Rritja e çmimeve në Maqedoni të Veriut shqetëson qytetarët

Fushata zgjedhore në Maqedoni të Veriut ka lënë në hije ankesat e qytetarëve për çmimet e larta të produkteve bazë, të cilat sipas tyre po arrijnë kulmin.
Qytetarët thonë se mezi po ia dalin të mbijetojnë pasi çmimet vetëm po rriten.
“Gënjejnë, gënjejnë, gjithçka po rritet, gënjejnë, nuk ka asgjë. Ndoshta do t’i ulin para Vitit të Ri, sepse është shumë e vështirë t’i ulësh, rriten natën dhe ja nesër në mëngjes do të gjeni çmime të reja”, tha një qytetar.
“Është njësoj, asgjë. Është kamuflazh. Asgjë nuk është njësoj, gjithçka është rritur”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Është njësoj, asgjë nuk është më e lirë. Vetëm më shtrenjtë”, nënvizoi një qytetar.
“Mendoj se për standardin e qytetarëve, çmimet janë të larta”, tha një qytetar.
Ndërkohë llogaritjet e fundit të Sindikatës tregojnë se në tetor, jetesa ishte më e shtrenjtë se në shtator.
