Indeksi i rrezikut dhe qëndrueshmërisë për investime, Kosova renditet e 26-ta në botë

Kosova renditet në pozitën e 26-të në Indeksin global të rrezikut dhe qëndrueshmërisë së investimeve të organizatës Henley & Partners për nga siguria në mesin e 226 vendeve.
Vendi ynë në indeksin e Henley and Partners ka marrë 74.49 pikë. Në mesin e pesë vendeve të para renditen Zvicra 88.42, Danimarka 85.09, Norvegjia 83.54, Singapori 83.37 dhe Suedia 83.18.
Shqipëria renditet e 74-ta me 63.78 pikë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në pozitën e 32-të me 73.04 pikë.
Pesë vendet e fundit në listë renditen Nigeria, Pakistani, Sudani, Haiti, Libani dhe Sudani Jugor.
Henley and Partners është lider global në planifikimin e rezidencës dhe shtetësisë, transmeton KosovaPress.
