Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon për herë të parë takimin vjetor të SEENL

Biblioteka Kombëtare e Kosovës organizon për herë të parë takimin vjetor të SEENL

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” për herë të parë, do të jetë nikoqire e takimit vjetor të Drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore (SEENL), i cili do të mbahet në Prishtinë, nga data 28 deri 30 shtator 2026, raporton KosovaPress.

Ky takim përfaqëson një ngjarje të rëndësishme për bibliotekarinë dhe bashkëpunimin kulturor në rajon, duke mbledhur drejtuesit e bibliotekave kombëtare nga vendet e Evropës juglindore me qëllim të shkëmbimit të përvojave, zhvillimit të projekteve të përbashkëta dhe forcimit të rrjetëzimit ndërinstitucional.

Kandidatura e Bibliotekës Kombëtare për organizimin e këtij takimi në Kosovë është mbështetur nga shumica e anëtarëve të Rrjetit të Bibliotekave Kombëtare të Evropës Juglindore, (SEENL) dhe paraqet një vlerësim të rëndësishëm për rolin dhe kontributin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në fushën e kulturës dhe dijes në rajon.

Detajet rreth programit të takimit dhe aktiviteteve përcjellëse do të bëhen publike në muajt në vijim. 

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë