Faqja zyrtare e Rame Lahaj International Opera Festival do të ndryshoj emrin në “Rame Lahaj Foundation”

Faqja zyrtare e Rame Lahaj International Opera Festival do të ndryshoj emrin në “Rame Lahaj Foundation”.
Ky ndryshim vjen si pasojë e faktit se Festivali dhe të gjitha aktivitetet e tjera artistike e kulturore janë të mbështetura nga Rame Lahaj Foundation. Kjo platformë edukativo-kulturore është e vetmja në rajon që promovon organizime të tilla të nivelit ndërkombëtar.
Përmes Rame Lahaj Foundation, ne riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të artit, kulturës dhe edukimit muzikor. Me përkushtim të vazhdueshëm, synojmë të krijojmë mundësi të reja për talentet e reja shqiptare dhe të afirmojmë vlerat tona kulturore në skenën ndërkombëtare.
Për më shumë informacione rreth aktiviteteve tona të ardhshme, ju ftojmë të na ndiqni në rrjetet tona sociale.
Shihemi së shpejti në aktivitetin e radhës!
