Ambasadori britanik i dërgon kushërinjtë për hiking në Malet e Sharrit

Ambasadori britanik i dërgon kushërinjtë për hiking në Malet e Sharrit

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar Malet e Sharrit.

Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar bashkë me kushërinjtë e tij.

Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në borë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht”, shkroi ai.

“Zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Vërbeshticës, një pasuri natyrore mahnitëse e Kosovës e cila shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, tha ambasadori Hargreaves.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë