Edi Rama për Enver Petrovcin: Aktor i jashtëzakonshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka kujtuar aktorin dhe regjisorin Enver Petrovci, i cili vdiq sot në moshën 71-vjeçare.
Edi Rama ka shkruar në Facebook se vdekja e aktorit i shkaktoi keqardhje të madhe.
“Aktor i jashtëzakonshëm, njeri i dashur dhe keqardhje e madhe… Prehu në paqe Enver Petrovci”, ka shkruar Rama.
Sot, ka vdekur në moshën 71 vjeçare aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci.
Lajmin për vdekjen e Petrovcit e bëri të ditur vajza e tij, Hana Petrovci Fetahu.
“Babi sot dha frymën e fundit! S’po me shkruajnë duart! Ju njoftojmë së shpejti për varrimin”, shkruan Fetahu.
Ai luajti Hamletin, Makbethin, Jul Cezarin dhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.
https://kosovapress.com/raportohet-se-ka-vdekur-aktori-i-njohur-enver-petrovci
