Ulpiana Fest, ngjarja që shpërfaq qytetin e lashtë përmes teatrit dhe kulturës

Ulpiana Fest, ngjarja që shpërfaq qytetin e lashtë përmes teatrit dhe kulturës

Ulpiana Fest është një ngjarje kulturore e rëndësishme që zhvillohet çdo vit në këtë qytet të lashtë në Kosovë.

Ky festival dyditor ka si qëllim promovimin e kulturës dhe trashëgimisë historike të vendit, duke sjellë së bashku qytetarë dhe vizitorët Kosova dhe jashtë saj, raporton KosovaPress.

Arlinda Shatri, anëtare e stafit organizativ të festivalit u shpreh se çdo vit mundohen të sjellin risi për festivalin, duke pasur një theks të veçantë në pasurinë kulturore që ky qytet ofron.

Studentja dhe vullnetarja e festivalit, Olisa Cekaj nënvizoi rëndësinë që organizimi po i kushton edhe aspektit edukativ të festivalit.

“Ulpiana fest veçse e ka krijuar një platformë të veten dhe ka kontribuar deri tani, që ka qenë qëllimi ynë të bëjmë një lidhje të publikut me të kaluarën historike të Kosovës. Ne, çdo vit, kemi krijuar kënde të reja për fëmijë në të cilat edhe ata të njihen me të kaluarën, me zejet, traditat, për të parë për nga afër si ka qenë historia…,” tha Cekaj.

Gjatë festivalit do të organizohen aktivitete të ndryshme si ekspozita artizanale, shfaqje teatrale dhe performanca tradicionale, që pasqyrojnë pasurinë kulturore dhe historike të Ulpianës dhe Kosovës.

Përveç këtyre, Ulpiana Fest iu mundëson pjesëmarrësve që të shohin copëza të historisë përmes veshjeve tradicionale, sporteve si në shigjetari dhe pikturave që shpërfaqin mozaikun e lashtësisë ilire.

Ky festival është një mundësi për vizitorët që të njoftohen me trashëgiminë romake të qytetit të Ulpianës, një ndër qytetet më të rëndësishme të periudhës romake në rajon.

Pjesëmarrësit mund të shijojnë aktivitete edukative dhe kulturore që përfshijnë muzikën dhe artin tradicional, si dhe mund të eksplorojnë historinë e qytetit përmes ekspozitave arkeologjike dhe guidave.

Ulpiana Fest ka një rëndësi të veçantë për forcimin e identitetit kulturor të rajonit dhe për zhvillimin e turizmit kulturor në Kosovë.

Festivali organizohet me ndihmën e Departamentit të Antropologjisë të Universitetit të Prishtinës. Studentët punojnë si vullnetarë në festival, duke mundësuar aftësimin e tyre profesional dhe duke shpërndarë fjalën për trashëgiminë e pasur kulturore të qytetit antik të Ulpianës.

Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë