Nata e dytë e koncertit festiv “Me zemër për ju” në Obiliq

Nata e dytë e koncertit festiv “Me zemër për ju” në Obiliq

Komuna e Obiliqit po organizon natën e dytë të koncertit festiv “Me zemër për ju”.

Pjesë e mbrëmjes së paharrueshme me këngë dhe atmosferë festive për diasporën shqiptare në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, janë emra të njohur të estradës si Drenzo, Young Arti, Lorfi, Gold AG, Adelina Berisha, Grupi “Toxic Records”, DJ Kronz dhe DJ FLIP, raporton KosovaPress.

Kujtojmë, në natën e parë të koncertit mbrëmë performuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Qyteti i Obiliqit”, DJ Kronz, mërgimtarja Hajrie Preniqi Gashi, Vesad Mjeku dhe Shkurte Gashi.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë