Sopranoja Marigona Qerkezi në “Opera Night” – Ngjitet sonte në skenën e RLIOF-it!

Në kuadër të edicionit të 5-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj (RLIOF), Prishtina do të mirëpresë një nga zërat më të spikatur të skenës operistike, sopranon me famë ndërkombëtare Marigona Qerkezi. Ajo do të ngjitet në skenën e festivalit në mbrëmjen “Opera Night”, për të sjellë një program të pasur dhe emocional që përfshin vepra nga Bellini, Verdi, Puccini, si dhe kompozitorë shqiptarë.
E shoqëruar nga pianistja amerikane Jess Rucinski, kjo mbrëmje do të jetë një përjetim i veçantë artistik për publikun artdashës, ashtu si edhe vetë tema e këtij viti “Ëndrra pa kufi, Opera pa mure”!
Kjo mbrëmje do të mbahet në hapësiren e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” nga ora 20:30.
Pas “Opera Night”, Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj, do të vijojë me mbrëmjet si:
29 korrik | 19:30 New Generation (Universiteti i Arteve, Prishtinë)
30 korrik|20:30 Ensemble Evening (Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare, Prishtinë)
2 gusht | 20:30 Gala Night “Rame Lahaj & Friends” (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë)
