Rekord turistësh në Velipojë

Rekord turistësh në Velipojë

Sezoni turistik në Velipojë ka nisur me intensitet që në fillim të qershorit, duke i ngjarë më shumë pikut të muajit gusht sesa fillimit të verës.

Me vendimin e ri të Këshillit të Ministrave për menaxhimin e plazheve, ata kanë tashmë tri forma akomodimi në dispozicion – hapësirat private, zonat e administruara nga pushteti vendor dhe plazhi publik, i cili këtë sezon ofron më shumë hapësirë për përdorim të lirë.

Për operatorët turistikë një ndikim shumë pozitiv në turizëm ka pasur edhe hapja e rrugës Shëngjin-Velipojë, raporton TopChannel, përcjell KosovaPress.

Vitet e fundit, Velipoja ka arritur maksimumin deri në njëqindepesëdhjetë mijë vizitorë në vit, shifër që pritet të tejkalohet këtë vit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë