Lushaku: Rikthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit në LDK i takon të ardhmes

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku thotë se rikthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit në LDK i takon të ardhmes.
E pyetur se a kanë gaditshmëri për të shkuar në zgjedhje, Lushaku tha se gatishmëria e seciles parti për zgjedhje duhet me qenë aty, por siç u shpreh ajo, zgjedhjet janë të panevojshme në këtë moment.
“Deri në këtë moment partia e parë e mban përgjegjësinë për të prezantuar një emër për president dhe me thirr seancën për 30 nënshkrime. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë kandidat që është prezantuar. Kemi shprehur gaditshmërinë tonë që të marrim
pjesë edhe në dialog, edhe në procesin e zgjedhjes, ashtu siç e kemi obligim” tha Lushaku.
E pyetur se a do ta votojnë Andin Hotin për president, Lushaku tha se derisa nuk ka ndonjë iniciativë zyrtare nuk ka as shqyrtim.
“Është vërtet për keqardhje që deri në këtë moment nuk kemi qartësi të procesit dhe nuk kemi ndonjë emër për president…. Nuk kemi parë që ka ndonjë iniciativë zyrtare, derisa nuk kemi iniciativë zyrtare nuk ka as shqyrtim”, tha ajo.
Ajo deklaroi se nuk e di nëse do të zhvillohet sot ndonjë takim në mes të Abdixhikut dhe Kurtit.
Lushaku tha se deri në këto momente nuk kanë as ftesë për mbledhje të kryesisë, por as për seancë.
Për rikthimin e mundshëm të Vjosa Osmani në LDK, Jehona Lushaku tha se kjo i takon të ardhmes
“Krejt këto i takojnë të ardhmes si parti parlamentare kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në dialog në diskutime të vijmë tek kandidati konsesual të vijmë tek marrëveshja politike…gatishmëria e secilës parti per zgjedhje është aty duhet me qenë aty por zgjedhjet i shohim të panevojshme në këtë moment për atë kohë sa mendojmë se është dashur që të dialogohet dhe të gjendet zgjidhja”, tha ajo.
