Harry Maguire dënohet me 15 muaj burg me kusht në Greqi

Harry Maguire dënohet me 15 muaj burg me kusht në Greqi

Mbrojtësi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Harry Maguire, është dënuar me 15 muaj burg me kusht nga një gjykatë greke për incidentin e bujshëm të vitit 2020 në Mykonos.

Sipas raportimit të Sky Sports News, Maguire u shpall fajtor për sulm të lehtë, rezistencë ndaj arrestimit dhe tentativë korrupsioni, ndonëse dënimi u reduktua nga 21 muajt fillestarë dhe gjoba financiare u hoq pas rigjykimit.

Pavarësisht vendimit, lojtari mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, teksa “Maguire ka mohuar gjithmonë çdo keqbërje dhe ekipi i tij ligjor do ta apelojë vendimin pasi ai është i vendosur të pastrojë emrin e tij legalisht”.

Futbollisti ka refuzuar vazhdimisht mundësitë për zgjidhje financiare jashtë gjykatës, duke zgjedhur rrugën ligjore për të vërtetuar pafajësinë e tij në këtë proces që zgjat prej pesë vitesh.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë