Pezullim i rëndë për djalin e yllit të United Jack Fletcher pasi përdori fjalë homofobe

Pezullim i rëndë për djalin e yllit të United Jack Fletcher pasi përdori fjalë homofobe

Jack Fletcher, djali 18-vjeçar i legjendës së Manchester United, Darren Fletcher, është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim nga Federata Angleze (FA) pas përdorimit të një fyerjeje homofobike ndaj një kundërshtari.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje të “EFL Trophy” kundër Barnsley-t, ku Fletcher u ndëshkua me karton të kuq direkt pasi iu drejtua lojtarit tjetër me termin ofendues “gay boy”. Përveç pezullimit, talenti i “Djajve të Kuq” është gjobitur me 1,500 paund dhe është urdhëruar të ndjekë një program edukativ të detyrueshëm.

Në mbrojtjen e tij, Fletcher pranoi përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, por sqaroi se kjo erdhi si pasojë e provokimeve të vazhdueshme dhe komenteve fyese që kundërshtari kishte bërë për babanë dhe vëllanë e tij binjak, Tyler. Përmes një deklarate, adoleshenti shprehu pendesë të thellë

“Kjo rrëshqitje momentale e karakterit nuk pasqyron absolutisht besimet ose vlerat e mia. Jam vërtet i keqardhur për fjalën offensive që përdora në nxehtësi e sipër.” u shpreh ai.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë