Ministria cakton marzhën e fitimit për naftëtarët

Ministria cakton marzhën e fitimit për naftëtarët

Ministrja e Industrisë, Ndërrmarësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se e ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve tavan të produkteve të naftës. Ky vendim sipas Kusari-Lilës erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të naftës si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.

Në njoftim bëhet e ditur po ashtu se marzha tregtare maksimale e lejuar në shitjen me shumicë është deri në 2 eurocentë për litër, ndërsa në shitjen me pakicë, deri në 12 eurocentë për litër.

“Vendimi vjen pas mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, analizimit të evidencave ditore nga Dogana e Kosovës dhe raporteve të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është konstatuar se rritjet e çmimeve nga importi janë reflektuar menjëherë në çmimet e shitjes. Marzha tregtare maksimale e lejuar: Shitja me shumicë: deri në 2 eurocentë për litër; Shitja me pakicë: deri në 12 eurocentë për litër

Inspektorët do të jenë në terren për të mbikqyrë zbatimin e këtij vendimi dhe se çdo shkelje ose moszbatim do të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi”, shkroi në facebook ministrja Kusari -Lila.

Luftimet në Lindjen e Mesme kanë reflektuar në tregun e derivateve në Kosovë. Brenda dy ditësh, çmimi i naftës është rritur deri në 10 centë për litër. Nga 1.15 deri në 1.21 euro sa ishin, të hënën e të martën, çmimet për litër naftë ishte mes 1.18 deri në 1.27 euro.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë