Ballkani, Dukagjini dhe Ferizaj në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Ballkani, Dukagjini dhe Ferizaj kanë siguruar vend në fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Dukagjini triumfoi lehtësisht ndaj Feronikelit, skuadër të cilën e mposhti me rezultat 3-0, raporton KosovaPress.
Ferizaj mposhtu Vushtrrinë me rezultat 2-0, duke bërë kështu një tjetër hap të rëndësishme në garën e dytë më të rëndësishme në futbollin e Kosovës.
Ndërsa Ballkani e eliminoi Gjilanin me rezultat 2-1. Për skuadrën nga Suhareka, golat i realizuan Tolaj dhe Smajli, ndërsa golin e vetëm për Gjilanin e realizoi Jarovic në minutën e 71’.
Ndërkohë, gjysmëfinalja e fundit do të zhvillohet nesër nga ora 13:00 ku do të ballafaqohen Llapi dhe Malisheva.
