Avokati i Kilajt pyet ekspertin holandez se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata

Dëshmitari holandez, Koen Herlaar tha se për 16 vjet përvojë si ekspert i kriminalistikës, asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për “mikropikat”. Në pyetjet e avokatit të Isni Kilajt, Joe Holmes se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata, ky dëshmitar tha se nuk e di një gjë të tillë, veçse shtoi se nuk është ftuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë.
Këto përgjigje ai i dha para seancës private dhe pauzës prej 30 minutash.
Mbrojtja e Kilajt e ka pyetur dëshmitar se lidhur me fushën e ekspertizës së mikropikave, për çka kërkoi të dijë nëse është fushë e re dhe e pazhvilluar, raporton KosovaPress.
Tutje, është pyetur edhe se sa herë ka dhënë dëshmi para gjykatës për ekspertizat e tij.
Ky dëshmitar, i cili është i dyti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për dëshmi, ka pohuar se përgjatë përvojës së tij asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për mikropikat.
Pyetjet e mbrojtjes së Isni Kilajt kanë vijuar më pas në seancë private.
Gjyqtari Christoph Gosnell ka thënë se në pjesën e dytë të ditës do të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë. /Sh.Pajaziti
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…
