​Spalletti kërkon ndrysim të qasjes nga lojtarët e Juventusit

​Spalletti kërkon ndrysim të qasjes nga lojtarët e Juventusit

Trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka folur për paraqitjen e skuadrës së tij dhe për modelin që dëshiron të ndjekë në të ardhmen.

Tekniku italian zbuloi se para ndeshjes u kishte treguar lojtarëve një video të përgatitur nga analistët, ku shfaqej një skuadër e nivelit më të lartë evropian dhe botëror, si shembull për mënyrën se si ai dëshiron të luajë ekipi i tij.

“Sot u thashë lojtarëve se u kisha kërkuar analistëve të përgatisnin një video të një skuadre që luan ashtu siç do të doja të luanim ne. Jam i kënaqur edhe nëse nuk arrijmë në atë nivel, sepse kemi marrë si shembull një ekip të nivelit më të lartë. Duhet të marrim idenë dhe ta përshtatim” – deklaroi Spalletti.

Ai theksoi se në një fazë të ndeshjes skuadra e tij e bindi me lojën e zhvilluar, duke treguar cilësi dhe potencial për rritje të mëtejshme.

“Më emocionuan deri në një pikë të caktuar. Mendova se mund të përsërisnim disa gjëra të mrekullueshme. Shpresa ime ishte që skuadra të shpërthente. Por më pas u futëm në situata që na krijuan vështirësi” – shtoi ai.

Spalletti mbetet optimist për të ardhmen, duke besuar se me përmirësime të vogla dhe më shumë qëndrueshmëri, skuadra mund të arrijë nivelin që ai synon.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë