Vdes në QKUK personi që u vetaksidentua
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po trajtohej pas lëndimeve të marra nga vetaksidenti që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026, rreth orës 14:30, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në Vërmicë, raporton KosovaPress.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës , më 3 mars 2026 janë informuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) se viktima, mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Me 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KosovaPress/
