Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Sonte në orën 21:00, Barcelona pret Atlético Madridin në ndeshjen e kthimit të Copa del Rey, me synimin për të përmbysur rezultatin pas humbjes 0-4 në ndeshjen e parë.

Sfidë e madhe për të dy trajnerët mbetet menaxhimi i mungesave të rëndësishme që mund të ndikojnë në rrjedhën e lojës. Barcelona hyn në fushë me një listë të gjatë lëndimesh, ku mungojnë shtylla si Robert Lewandowski (lëndim në sy), Gavi dhe Christensen (lëndime gjuri), si dhe Frenkie de Jong (lëndim i muskulit të kofshës), ndërsa Eric Garcia mbetet jashtë për shkak të kartonit të kuq.

Formacionet zyrtare:

Barcelona (4-2-3-1): Inaki Garcia; Jules Kounde, Pau Cubarsi, Gerard Martin, Joao Cancelo; Marc Bernal, Pedri; Lamine Yamal, Fermin Lopez, Raphinha; Ferran Torres.

Atlético Madrid (4-4-2): Juan Musso; Marcos Llorente, Javi Galan, David Hancko, Matteo Ruggeri; Giuliano Simeone, Johnny Cardoso, Koke, Ademola Lookman; Antoine Griezmann, Julian Alvarez.

Për Barcelonen misioni për kualifikim mbetet tejet i vështirë përballë një mbrojtjeje kompakte si ajo e “Colchoneros”.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë