Liverpool, Arsenal dhe Barcelona e kërkojnë Bastonin e Interit

Liverpool, Arsenal dhe Barcelona e kërkojnë Bastonin e Interit

Alessandro Bastoni është bërë emri më i nxehtë i merkatos verore, me Liverpool, Arsenal dhe Barcelonën që kanë nisur një garë për shërbimet e tij.

Qendërmbrojtësi 26-vjeçar i Interit vlerësohet si një lojtar unik në qarkullim, pasi përveç forcës në mbrojtje, ai shquhet për aftësinë e jashtëzakonshme për të ndërtuar lojën nga prapavija.

Sipas raporteve të fundit, Interi nuk pranon bisedime nën shifrën rekord prej 100 milionë eurosh, çka do ta shndërronte italianin në mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e futbollit botëror.

Interesimi më konkret vjen nga Liverpooli, që e sheh Bastonin si pasardhësin e denjë të Virgil van Dijk, ndërsa statistikat e tij me 17,283 pasime totale dhe saktësinë prej 88.6% dëshmojnë rëndësinë e tij taktike.

Me 76 ndeshje pa pësuar gol me fanellën zikaltër, Bastoni ka treguar se është një lider i lindur që mund të përmirësojë çdo repart mbrojtës në Evropë. Megjithëse Arsenali dhe Barcelona po monitorojnë situatën, forca financiare e klubeve angleze pritet të vendosë fatin e këtij transferimi gjatë verës.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë