Djegia e bagerit, Peci: Lufta kundër paligjshmërisë nuk ndalet

Djegia e bagerit, Peci: Lufta kundër paligjshmërisë nuk ndalet

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci bën të ditur se mbrëmë gjatë orëve të vona të natës, kompanisë që ishte përgjegjëse për rrënimin dhe largimin e objekteve pa leje i është djegur një bager, transmeton KosovaPress.

Kryetari Peci ka dënuar ashpër këtë akt, derisa ka theksuar se ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike.

“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullësisë nuk do të ndalet”, shkruan Peci në Facebook.

Kryetari Peci ka bërë thirrje organeve të rendit të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit.

“Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intesifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit. E për të gjithë ata me këtë logjikë dua t’i siguroj se paqe me krimin nuk do të ketë asnjëherë, askund në Mitrovicë, as në jug as në veri”, shkruan ai.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë