Shkurta, fermerja që i befasoi ekspertët e bujqësisë

Në fusha të Babajt të Bokës, dikur ishte e pamundur të shiheshin gratë duke punuar.
Por, në dy dekadat e fundit, është Shkurte Rrustemi ajo që e ka thyer këtë tabu.
60-vjeçarja është dëshmi se si vullneti, puna dhe këmbëngulja mund të mposhtin paragjykimet, varfërinë dhe vështirësitë më të mëdha të jetës.
Gjithçka nisi në vitin 2003, kur familja kontaktoi një shoqatë zvicerane po shpërndante fidane dredhëze. Por, që nuk u dorëzua kur ekspertët e saj u thanë se toka e tyre nuk ishte e përshtatshme. Andaj, Shkurta me burrin e saj blenë vetë fidane dhe i mbollën, raporton KosovaPress.
Ajo që nisi si një përpjekje e vogël familjare, u shndërrua në një veprimtari serioze bujqësore për kultivimin e dredhëzave, mjedrave e manaferrave në mbi tre hektarë e gjysmë tokë.
Për më shumë ndiqeni emisionin ekonomik “Shtylla” këtu:
Angazhimi ishte gjithëfamiljar, anda ishte sfidues edhe për fëmijët.
Në një zonë ku puna e gruas në fushë shihej si “turp”, Shkurta u përball me paragjykime, fjalë dhe presion shoqëror. Por ajo nuk u tërhoq, vecse gjeti forma për t’u fshehur nga shikimet.
Sot, pas më shumë se dy dekadash pune, Shkurta është e fokusuar në përpunimin e produkteve bujqësore, veçanërisht të një reçeli që është i pari i këtij lloji që prodhohet në Kosovë.
Tash kur ka bërë emër për cilësi, produktet e saj kanë kaluar kufijtë e Kosovës.
Kësisoj, historia e Shkurtes nuk është vetëm histori bujqësie, por edhe histori force, dinjiteti, sakrifice dhe besimi se puna e ndershme gjithmonë jep fryt.
