Storie suksesi, ferma moderne me miliona euro investim nga diaspora – kaq është prodhimi

Mes fushave të Kosovës, larg zhurmës së qytetit, po funksionon një nga fermat më moderne të blegtorisë në vend. Aty ku dikur kishte vetëm ara dhe kujtime fëmijërie, sot po funksionon një fermë moderne, e ndërtuar me miliona euro investim, qindra krerë lopë dhe me punë të palodhshme çdo ditë e çdo natë. Kjo është historia e një ëndrre të sjellë nga diaspora dhe e njerëzve që vendosën të qëndrojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë sukses në vendin e tyre.
Menaxhimin e përditshëm të fermës e bën Sheqer Berisha, i lindur në vitin 1976, i rritur në fshat dhe i lidhur me blegtorinë që në fëmijëri. Ai për emisionin ekonomik “Shtylla”, prodhim i KosovaPress-it, tregon se ka nisur punën në këtë fermë në vitin 2020, duke e kthyer përvojën dhe pasionin e tij në një përgjegjësi të madhe profesionale.
Për më shumë ndiqeni emisionin “Shtylla” këtu:
Sipas Berishës, kjo punë nuk mund të bëhet pa dashuri dhe përkushtim. Ai tregon se sfidat janë të përditshme dhe asnjë ditë nuk i ngjan tjetrës.
Pavaresisht sfidave, Berisha thotë se pasioni dhe dëshira për punën është më e madhe.
Ndërsa thotë se edhe përkushtimi i vet pronarit nga Zvicra është maksimal.
Derisa tregon për qumështin dhe mishin e lopëve, ai thotë se gjithçka kryhet me makineri moderne, pa punë të rëndë fizike. Ndërsa, përmend edhe numrin e të punësuarave.
Ai flet edhe për llojet e lopve që kanë aktualisht.
Sfidat janë të përditshme, sëmundje, defekte makinerish, ndërprerje të energjisë elektrike, por këtu nuk ka pushime, festa apo orar të kufizuar. Ferma funksionon 24 orë, 7 ditë në javë.
Berisha ka një mesazh për gjithë të rinjtë.
Kjo fermë nuk është vetëm biznes, por realizim i një ëndrre fëmijërie për pronarin dhe një histori suksesi për gjithë komunitetin. Një dëshmi se edhe në Kosovë, me vizion, investim dhe punë të palodhshme, mund të ndërtohen shtylla të forta të zhvillimit.
