Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Foda: Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri 2026, duke iu drejtuar punonjësve të Federatës së Futbollit të Kosovës, tifozëve të ekipit kombëtar, mediave dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai ka uruar një vit të ri të lumtur dhe mbi të gjitha të shëndetshëm për të gjithë.

Në mesazhin e tij, Foda ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë punës së tij me Kombëtaren, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe përkrahjes në rrugëtimin e ekipit kombëtar drejt objektivave të ardhshme.

“U uroj të gjithë punonjësve të Federatës, të gjithë tifozëve të ekipit kombëtar, të gjithë përfaqësuesve të mediave dhe të gjithë njerëzve në Kosovë një vit 2026 të lumtur dhe të shëndetshëm”, ka shkruar Foda në urimin e tij.

Në fund, përzgjedhësi ka lënë të hapur një mesazh optimist për të ardhmen, duke nënvizuar se do të rikthehet së shpejti me Kombëtaren, në një vit që pritet të jetë i rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë