KQZ shpall rezultatet preliminare, këto janë përqindjet për secilën parti

KQZ shpall rezultatet preliminare, këto janë përqindjet për secilën parti

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për përqindjet e secilës parti veç e veç.

https://youtu.be/Uol1vYc2Feg“Lëvizja Vetëvendosje 49.79 për qind apo 421 mijë e 129 vota. Partia Demokratike e Kosovës 21.18 për qind apo 179 mijë e 158 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës 13.77 për qind apo 116  mijë e 502 vota. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.74 për qind apo 48 mijë e 551 vota. Lista Serbe ka 3.87 për qind apo 32 mijë e 719 vota. Nisma Socialdemokrate ka 1.72 për qind apo 14 mijë e 513 vota”, deklaroi Radoniqi.

Këto rezultate përfshijnë numërimin e 95. 93 për qind të vendvotime të numëruara dhe nuk përfshihen votat me postë dhe as votat që janë dhënë në përfaqësi diplomatike.

Radoniqi tha se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pas numërimit të votave nga diaspora, të personave me nevoja veçanta dhe votat me kusht.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë