Zgjedhjet e 28 dhjetorit: 127 votues në Plemetin në shkollën “Pandeli Sotiri” deri në ora 13:00

Qytetarët e Kosovës po i drejtohen sot kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të cilat erdhën pas dështimit për disa muaj të legjislativit për të krijuar Qeverinë e vendit.
Në shkollën “Pandeli Sotiri” në Plemetin të Komunës së Obiliqit, deri në ora 13:00 kanë votuar 127 qytetarë.
Të drejtë vote në këtë qendër votimi kanë 517 qytetarë.
Në total në Komunën e Obiliqit në listën e votuesve të drejte vote kanë mbi 25 mijë e 580 votues ndërkohë deri tani kanë votuar vetëm 5 mijë e 100 qytetarë, apo 20.00% të votuesve me të drejtë vote.
