Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Ferizaj

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje më 23 dhjetor 2025, në magjistralen Ferizaj–Kaçanik.
Një person kishte raportuar se është sulmuar fizikisht brenda veturës së tij dhe nën kërcënim i janë grabitur 3 mijë e 800 franga zvicerane dhe 800 euro para të gatshme. Viktima ka marrë ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe rasti është hetuar nga Sektori i Hetimeve Rajonale.
Policia ka sekuestruar një shumë të parave të dyshuara si para nga grabitja dhe dy telefona mobilë nga personat e arrestuar M. Q. (21) dhe A. R. (24).
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, raporton KosovaPress.
