Bekim Sopaj takohet me mërgatën, vlerëson lart rolin e saj në zhvillimin e Kosovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër rendor 104, Bekim Sopaj ka takuar mërgatën para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai ka vlerësuar lart rolin e mërgatës, duke thënë se ajo kanë qenë dhe mbetet shtylla kryesore e zhvillimit të Kosovës.
“Ata e ndërtuan Kosovën pas luftës duke dërguar remitenca të mëdha dhe duke mbajtur gjallë ekonominë e vendit. Sot, ata po investojnë në Kosovë, po hapin biznese dhe po e lidhin vendin tonë me tregjet ndërkombëtare përmes eksporteve.
Mërgimtarët e duan zhvillimin, e duan një Kosovë të fortë dhe e duan Kryeministër Bedri Hamzën njeriun e vizionit, të punës dhe të besimit. Bashkë. Përpara.”
