Kosova turistike, Skënder Thaçi tregon planin për ta bërë vendin konkurrues

Kandidati për deputet i koalicionit Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo dhe Alternativa, Skënder Thaçi, ka deklaruar se turizmi duhet të shfrytëzohet më shumë në vendin tonë dhe kjo do të ndodh pas formimit të Ministrisë së Turizmit që do ta themelojnë.
Thaçi kujtoi kontributin që ka dhënë për ligjin për turizëm në vitin 2023, për të cilin tha se ishte ligj i vonë.
Ai tha se me koalicionin ku ai është pjesë, do të themelohet Ministria e Turizmit dhe mekanizmat tjerë, në mënyrë që të ecet dhe të jemi konkurrent.
“Kosova ka një specifikë që ne nuk dimë ta vlerësojmë, 63 % sipas statistikave vendi ynë është në reliefin e bjeshkëve, që asnjë vend në rajon nuk e ka atë që e ka Kosova, ne nuk dimë ta shfrytëzojmë”, tha ai.
