Këngëtari i madh Ilir Shaqiri sjell këngën e tij më të re “Çlirimtarët”

Ilir Shaqiri vazhdon të sjellë në repertorin e tij këngë emocionuese dhe me tematikë nga lufta jonë çlirimtare.
Kënga e radhës “Çlirimtarët”, e cila ka zgjuar interesim të madh tek audienca e muzikës vendore, iu kushtohet ish-krerëve të luftës çlirimtare Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilat tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në Hagë, raporton KosovaPress.
Së bashku me Ilirin, tingujve të këngës “Çlirimtarët” i bashkohen edhe Korab e Alte Shaqiri.
Teksti dhe muzika e këngës është shkruar nga vetë Ilir Shaqiri, ndërsa orkestrimi nga Korab Shaqiri.
