Bujqit në Maqedoni të Veriut kërcënojnë me bllokim të rrugëve, këto janë kërkesat

Bujqit në Maqedoni të Veriut kërcënojnë me bllokim të rrugëve, këto janë kërkesat

Bujqit në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë bllokada në rrugët kryesore nëse deri të premten nuk kryhen pagesat për subvencione.

Në konferencën e sotme për shtyp, blegtorë dhe bujq nga disa qytete të vendit u shprehën se më shumë se një vit po presin për pagesën e subvencioneve, ndërsa disa nga masat, si ato për blegtori dhe prodhim organik, nuk janë paguar për dy vite.

I bënë thirrje Qeverisë, kryeministrit dhe institucioneve kompetente të reagojnë menjëherë. Nga Ministria e Bujqësisë thonë se për shkak të procesit zgjedhor nuk ka pasur mundësi të kryhet pagesa e subvencioneve, por sipas informacioneve, gjatë ditës së sotme është parashikuar pagesa e subvencioneve për blegtorët për vitin 2024./ Alsat.mk

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë