Besim Hasani propozon ngritjen e obeliskut për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Besim Hasani ka përkujtuar rolin e madh të mësimdhënësve për zhvillimin e arsimit në vitet e nëntëdhjeta, kur vendi ishte nën okupimin serb.
“Jam për ndërtimin e një obelisku për sakrificën e mësimdhënësve të viteve të nëntëdhjeta. Obelisku paraqet rrezet e diellit, ashtu sikurse u kanë dhënë dritë arsimtarët të gjithë nxënësve”, ka thënë Hasani duke shprehur mirënjohje të përhershme për mësimdhënësit.
Ish-kreu i KOK-ut, i cili garon nga radhët e PDK-së, Besim Hasani, në garën zgjedhore ka numrin rendor 22.
