“Shtylla” trajton pagën minimale

“Shtylla” trajton pagën minimale

Në edicionin e dytë të emisionit të ekonomisë “Shtylla” që është prodhim i Agjencisë së lajmeve KosovaPress, janë trajtuar disa tema, duke nisur nga paga minimale.

Pjesa e parë e këtij edicioni, trajtoi vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për rritje të pagës minimale fillimisht nga janari në 425 euro, kurse në 500 nga korriku. Teksa qytetarët e mirëpritën, përfaqësues të bizneseve dhe vetë bizneset nuk e shohin se u konsultuan për këtë vendim.

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna tha se kjo mund ta rrisë informalitetin por edhe mund të mbyll start-up bizneset.

Gjithashtu, në rubrikën Momentum, mund ta ndiqni historinë e Jozef Gashit, migrantit që nga Belgjika solli rreth 25 lloje të birrës belge në Kosovë, dhe ka ekskluzivitetin për rajon.

Gjithashtu, këtu mund të ndiqni historinë e një gruaje që merret dhe krijon të hyra të konsiderueshme nga bletët.

Ju ftojmë ta ndiqni emisionin e plotë në vegëzën e mëposhtme:

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë