Ari merr rol kryesor në tregun global, mbi 4200 dollarë për ons

Ari merr rol kryesor në tregun global, mbi 4200 dollarë për ons

Çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare ka shënuar lëvizje të moderuara gjatë 24 orëve të fundit, duke reflektuar paqartësitë e vazhdueshme në tregjet financiare globale dhe pritjet e investitorëve lidhur me politikat monetare të bankave qendrore.

Çmimi i arit ka arrit 4.285  –  4.286 dollarë për troy ons  gjatë 24 orëve të fundit, me lëvizje të lehta në vlerë plus 0.01 për qind krahasuar me periudhën e mëparshme, transmeton KosovaPress.

Sipas të dhënave nga London Bullion Market Association (LBMA), ari është tregtuar pranë niveleve të fundit rekord, ndërsa kontratat spot kanë shënuar variacione minimale gjatë sesioneve aziatike dhe evropiane. Analistët e tregut theksojnë se kërkesa për ar mbetet e qëndrueshme, e nxitur nga roli i tij si instrument mbrojtës ndaj inflacionit dhe rreziqeve gjeopolitike,

Raportimet e Bloomberg vënë në pah se çdo lëvizje e mëtejme e çmimit të arit pritet të ndikohet drejtpërdrejt nga të dhënat ekonomike të SHBA-së, sidomos sinjalet për normat e interesit dhe forcën e dollarit amerikan.

Për investitorët dhe tregjet financiare, ari vazhdon të pozicionohet si aset strategjik në një ambient global me volatilitet të shtuar.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë