Hapet ekspozita “Koha e shndërrimit Kosova – 1986-1981: dokumente dhe dëshmi”

Hapet ekspozita “Koha e shndërrimit Kosova – 1986-1981: dokumente dhe dëshmi”

Organizuar nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), sot në Prishtinë u hap ekspozita “Koha e shndërrimit – Kosova 1986-1981: dokumente dhe dëshmi”.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti  tha se demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981 hapën rrugën një kapitulli që nga një lëvizje studentore u shndërruan në një revolucion shoqëror mbi të drejtat e popullit të shtypur dhe të diskriminuar shqiptar në kohën e ish-Jugosllavisë, raporton KosovaPress.

“Në pranverën e vitit 1981, gjatë marsit dhe prillit të atij viti, fillimisht studentët e Universitetit të Prishtinës e pastaj edhe punëtorët e masat e gjera popullore, u ngritën në një sërë protestash, të cilat shënuan një ngjarje tjetër kapërcyese në historinë e re të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se historia e këtyre viteve është e lexueshme në dokumentet e ekspozuara nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

“Duke i parë këto dokumente, ne shohim se sa i rëndësishëm është investimi në institucionet tona arkivore, si në infrastrukturë po ashtu edhe në teknologji, e njëkohësisht edhe si kultivim i kulturës së arkivimit, si traditë institucionale. Arkivat e shtetit tonë, përveçse na tregojnë çfarë ishte e kaluara në formë të dokumenteve dhe xhirimeve e incizimeve, në të njëjtën kohë na e inkurajojnë shoqërinë tonë që sa më shumë të mbajnë shënime, që sa më shumë të dokumentojnë për ata që do të vijnë pas nesh, ashtu siç kanë bërë ata që ishin para nesh për brezin tonë”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se arkivat e shtetit tonë përveçse na tregojnë çfarë ishte e kaluara në formë të dokumenteve dhe xhirimeve e incizimeve, në të njëjtën kohë na e inkurajojnë shoqërinë tonë që sa më shumë të mbajnë shënime dhe të dokumentojnë për brezat që do të vijnë pas nesh.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë