Fondacioni Rame Lahaj, mbrëmje e paharrueshme me tinguj mistikë “Ethnic Horizons”

Fondacioni Rame Lahaj për adhuruesit e muzikës ka mbajtur sonte mbrëmjen e paharrueshme “Ethnic Horizons” në Prishtinë.
Tingujt mistikë të koncertit janë ndërthurur me zërin unik të këngëtarit Luka Tsiklauari nga Gjeorgjia, raporton KosovaPress.
Koncerti vjen pas atij të muajit gusht ku Rame Lahaj mahniti adhuruesit e skenës muzikore me këngët dhe zërin e tij magjik.
