Komisioni Evropian i kërkon Serbisë të kufizojë dhëniet e shtetësisë për rusët

Komisioni Evropian i kërkon Serbisë të kufizojë dhëniet e shtetësisë për rusët

Midis viteve 2022 dhe marsit 2025, autoritetet serbe u dhanë shtetësi më shumë se 200 shtetasve rusë sipas një procedure të veçantë “për shërbime ndaj vendit”.

Visegrad 24 ka shkruar në platformën X, se midis tyre ishin një komando i FSB-së, një bashkëpunëtor i ngushtë i Patrushev, prodhues të armëve bërthamore, një aleat i Kadyrov dhe dhjetëra të tjerë.

“Dhënia e shtetësisë serbe shtetasve rusë në mënyrë efektive u jep atyre akses pa viza në BE, duke paraqitur një rrezik potencial sigurie për Bashkimin”, thuhet në raport.

Komisioni Evropian vuri në dukje se disa nga veprimet e Serbisë ndaj Rusisë bien ndesh me qëndrimet kryesore të politikës së jashtme të BE-së. Beogradi ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve evropiane kundër Moskës, ndërsa lidhjet dypalëshe janë forcuar. Presidenti Aleksandar Vucié madje mori pjesë në paradën ushtarake të 9 majit në Moskë.

Serbia gjithashtu vazhdon të operojë fluturime të rregullta për në Rusi, me frekuencë në rritje në muajt e fundit.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë