Moti sot

Moti sot

Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sipas imazheve të fundit satelitore, pritet një zhvillim i lehtë i vranësirave dhe reshjeve të shiut në disa zona të vendit.

Sipas institutit, pritet mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell në disa rajone. Lokalisht parashihen riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1°C dhe 4°C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë ndërmjet 10°C dhe 13°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindje–veriperëndim.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë