Rasti Bedri Rexhepi, mbrojtja e vëllezërve Vllasaliu kërkon rigjykim – kundërshtohet nga avokati i familjes

Rasti Bedri Rexhepi, mbrojtja e vëllezërve Vllasaliu kërkon rigjykim – kundërshtohet nga avokati i familjes

Para kolegjiumit të Gjykatës së Apelit mbrojtësit e të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Krasniqit kërkuan anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepi si dhe rigjykimin për këtë rast. Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati i familjes së të ndjerit, Bedri Rexhepi.

Në maj të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë i dënoi me burgim të përjetshëm dy të akuzuarit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit në vitin 2021.

E sot në Gjykatën Themelore përsëri të prangosur në bankën e të akuzuarve me siguri të lartë u sollën vëllezërit Vllasaliu.

Gjatë kësaj seance për shqyrtim të ankesave të mbrojtjes së të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu avokati i Jeton Vllasaliut, Florent Latifaj theksoi se vendimi i shkallës së parë me burgim të përjetshëm për Jeton Vllasaliun është jo ligjor.

Ai konsideron se aktgjykimit të Gjykatën Themelore të Prishtinës u mungon arsyetimi, elaborimi i fakteve dhe provave.

Ndërsa, refuzim të dënimit dhe rigjykim të rastit kërkuan Kosovare Kelmendi dhe Shemsedin Piraj të cilët janë mbrojtës të Nexhat Vllasaliu.

Fillimisht kundërshtimet për aktgjykimin e shkallës së parë në këtë rast paraqiti avokatja,  Kosovare Kelmendi e cila e konsideron se në mungesë të provave Prokuroria ka krijuar sajesa dhe trillimet për të përforcuar aktin akuzues.

Ndërsa, arsyet se pse po kërkojnë ndryshim të trupit gjykues në rast se Apeli e kthen në rigjykim rastin  i dha mbrojtësi tjetër i Nexhat Vllasaliut.

E kërkesa e mbrojtësve të vëllezërve Vllasaliu për anulimin e dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit, Bedri Rexhepit u kundërshtua nga mbrojtësi i familjes Rexhepi, avokati Besnik Berisha i cili konsideron se arkitekti i vrasjes së Bedri Rexhepit është Nexhati, e ekzekutori është Jetoni.

“A kishte vetëvrasje siç po pretendojnë këta apo kishte vrasje dinake ekspertiza thotë se është ngulfatur, Jetoni thotë e kam ngulfatur e përshkruan vendin  na thonë se nuk dihet vendi që ka ndodhur vrasja nuk dihet se kur ka ndodhur vrasja si s’dihet kur vetë e pranon Jetoni e pranon… Ky komandant zone që dikur pretendon se ka luftuar për lirin e atij vendi ku u kujdes për ta zhdukur trupin e Bedri Rexhepit dhe kështu thonë prova dhe kështu thotë dëshmia e këtij zotërisë që e kanë ngulfatur….Skica që po pretendojnë se qenka zhdukur se qenka provë, jo skica  është rrëfimi i një njeriu i cili e ka ndryshuar 50 versione të tjera skica  është dorëshkrimi i tij që ia ka referuar Nexhati në Prokurori….Vrasja e Bedri Rexhepit është vrasje në pabesi. Vrasje nëm gjakftohtësi, vrasja e Bedri Rexhepit kërkon drejtësi, drejtësia për bindjen tonë  në gjykatën e shkallës së parë ishte aq tolerante për të akuzuarit….Për besë unë mendoj se arkitekti ka qenë Nexhati kjo nuk është e imja për ta provuar ekzekutori ka qenë Jetoni”, tha ai.

Duke e konsideruar si të padrejtë që rasti i vrarjes së Bedri Rexhepit të kthehet në rigjykim, avokati i familjes së të ndjerit, Bedri Rexhepi thotë se dënimi i përjetshëm është mi i pakti përballë krimit.

“Kanë një drejtim për të shfajësuar një se po iu duken shumë se janë dënuar dy, për të shfajësuar Nexhatin edhe ankesa për Jetonin shkon kah Nexhati, e përpiqen me nxjerr Nexhatin…. Është e padrejtë dhe e paligjshme që të anulohet …01’12’56 Dënimi i përjetshëm është dënimi më i pakti përballë një krimi në befasim në pabesi, përballë një krimi në konakun e tij e të atij përballë të një krimi që u ftua si mik e doli si kufomë që u shëtit malit të madh të Vllasalisë“, deklaroi Berisha.

Më 28 maj të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm dy të akuzuarve Jeton dhe Nexhat Vllasaliu për vrasjen e Bedri Rexhepit më 2021.  

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstauar se ata janë përgjegjës edhe për vrasje të rëndë në bashkëkryerje edhe për veprën penale “Dëmtim i varreve apo kufomave”, që lidhet me zhdukjen e kufomës së të ndjerit./B.Ibishi/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë